Volkwagen i nxjerrë në aksion Golf R dhe GTI TCR

Volkwagen i nxjerrë në aksion Golf R dhe GTI TCR

Makinat janë testuar në pistë, ku treguan shpejtësi mjaft të lartë.

Kur u prezantua Volkswagen Golf GTI në fillim të këtij viti, u bë e ditur se gjenerata e tetë e Golfit do të zgjerohet edhe me dy versione që është GTI TCR e fokusuar për pista dhe Golf R.

Reporterët që merren me makinat e reja, i kanë parë edhe më herët këto makina derisa ishin duke u testuar, por kjo është hera e parë që ato po shihen në aksion.

Te regjistruara gjatë procesit te testimit industrial, Golf R dhe GTI TCR u shfaqën në Nurburgring të Gjermanisë, derisa virtualisht nuk dukej se ishin të kamufluara.

Për dallim nga versionet aktuale, modelet e reja kishin dukje pak më të egër, me pjesën e përparme më të fryrë, hapësira më t mëdha për hyrjen e ajrit, me një krah të ri në kulm dhe gypa të ri për nxjerrjen e gazrave.

Bazuar në një dokument të rrjedhur, në këto modele do të jetë i vendosur motori me 2.0 litra, që prodhon 296 kuaj fuqi. /Telegrafi/