BMW mund të jetë duke punuar në një M8 shumë më të fuqishëm

BMW mund të jetë duke punuar në një M8 shumë më të fuqishëm

Modeli misterioz që është parë duke u testuar, ka mundësi të jetë një Coupe Sport i njohur si CS.

Në fund të vitit të kaluar, BMW e ka nxjerrë në testim një M5 CS, që nuk kishte asnjë shtresë kamuflazhi, derisa më vonë tregoi se ky version në brendi e ka motorin me 4.4 litra që prodhon 640 kuaj fuqi.

Që është një kapacitet më i madh, se 617 kuaj fuqi që i prodhon modeli bazë.

Derisa BMW ende nuk e ka prezantuar këtë makinë, duket se të njëjtin version do ta përdorë edhe në përditësimin e ri të M8.

Reporterët që merren me makina të reja, e kanë parë në Nurburgring të Gjermanisë, një makinë misterioze nga BMW, që besohet të jetë një M8 i ri.

Shtresat e kamuflazhit ia kanë mbuluar të gjitha pjesët, por shihet se kulmi mund të largohet, ndërsa mund të jetë një CS i ri, apo Coupe Sportiv.

Pasi që M5 është bërë një version të CS, ka mundësi që BMW mund të jetë duke punuar, që ta bëjë më të fuqishëm edhe M8, vetëm se nuk është bërë e ditur se kur mund të lansohet. /Telegrafi/