Kia Stinger i ri tregoi kapacitetin derisa shpejtonte nëpër pistë

Kia Stinger i ri tregoi kapacitetin derisa shpejtonte nëpër pistë

Modeli i përditësuar, do të arrijë në fund të këtij viti

Një nga modelet më atraktive nga Kia është Stinder dhe si spjesë e përditësimeve të reja, pritet që të pësojë ndryshime në stil si dhe të jetë më i fuqishëm.

Deri më tani, Kia Stinger është parë disa herë teksa testohej, ndërsa tani u pa derisa po e tregonte kapacitetin, teksa shpejtonte nëpër pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.

Shtresat e kamuflazhit, ia mbulojnë të shihet se çfarë është ndryshuar, por në bazë të pjesëve ku është mbuluar, mund të thuhet edhe ku janë pjesët që pësuan ndryshime.

Pjesa e pasme dhe e përparme, si dhe pjesët anësore, janë ato që do të ndryshohen, derisa komplet pjesa e sipërme është e zbuluar dhe shihet që do mbetet njëjtë.

Mirëpo, njëjtë nuk ndodhë edhe me brendinë, që është e mbuluar në tërësi dhe besohet se mund të ketë teknologji tërësisht të dhe më të mirë.