Tesla shtrenjton sistemin e vet vozitjes

Tesla shtrenjton sistemin e vet vozitjes

Megjithëse nuk është plotësisht autonome, kjo makine po vazhdon të shtrenjtohet

Derisa Tesla është duke hapur pika të prodhimit në Shangai, Berlin dhe në një qytet të ri në Shtetet e Bashkuara, por që nuk është bërë ende e ditur, janë shumë përditësime që pritet t’jua bëjë makinave të reja, transmeton Telegrafi.

Prej këtyre përditësimeve, njëra ka pësuar ndryshime në çmim dhe do të jetë edhe më e kushtueshme.

Në një postim në Twitter, Elon Muska ka bërë të ditur se Tesla me sistem të vet vozitjes, do të shtrenjtohet për 1,000 euro, ndërsa tregoi se vetëm edhe disa ditë mund të blihet me çmimin aktual.

Kohë më parë, ishte thënë se do të ndodhë ky shtrenjtim, ndërsa tani u bë e ditur edhe data kur çmimit prej 7,000 eurove që duhej paguar për këtë sistem, i shtohet edhe një shumë e konsiderueshme.

“Me avancimin e sistemit, do të ngrihet edhe çmimi i përditësime”, ka shkruar Musk në një koment, lidhur me çmimet që do t’i kenë këto ndryshime.

Sistemi vet vozitës i Teslas, quhet i tillë edhe pse nuk është tërësisht autonom, derisa për ta krijuar nivelin e pestë të vetë vozitjes duhet edhe disa vite të punohet në të.