Veturat e së ardhmes
Sharr Travel

Veturat e së ardhmes

Ashtu siç edhe tregon emri, kjo është një veturë koncepti, dhe një dizajn që kurrë nuk do ta vozisni. Arsyeja? Timoni është zëvendësuar me dy joystick-a, si veturat e ëndrrave të përjetshme.

Sidoqoftë, kjo veturë quhet Profeci, dhe emri nuk është zgjedhur pa arsye. Është koncept, po, por edhe ka formën e cila tregon për versionin e veturave të së ardhmes me bateri dhe rrymë.

Më së shumti për t’u përmendur është forma e dizajnuar për të minimizuar rezistencën e ajrit. Për shembull hunda e veturës si Modeli – 3 i Hyundai, dhe bishti i kthyer me kujdes e bën këtë veturë shumë aerodinamike. Mos u befasoni nëse e shihni këtë formë të veturës për disa vite në të ardhmen të prodhuar me shumicë nga fabrikat e veturave elektrike.

Image

Cadillac Celestiq

Vetura Celestiq e Cadillac-ut është veturë e madhe elektrike me katër dyer, për katër udhëtarë, me rrota të mëdha dhe një bagazh masiv. Do të jetë një veturë perfekt për udhëtime të gjata, e ndërtuar me porosi, me shumë hapësirë sidomos në ulëset e gjerë të prapme. Kulmi prej xhami me ngjyrë shtrihet nga xhamat e përparmë e deri te bagazhi i veturës. Secila veturë e ndërtuar me porosi do të ketë detaje të pasura si për shembull petale të luleve të integruara në dekorin prej akriliku. Celestiq do të funksionoj me arkitekturën e veturës elektrike BEV3, e cila përdor bateri Ultium të cilat mbushen shpejt, dhe gjenden nën dyshemenë e veturës.

Image

Toyota GR86

Toyota dhe Subaru janë duke bërë ndryshime të mëdha për versionin e dytë të veturës që është bashkëdyzim i Toyota 86 dhe Subaru BRZ. Gjëja që më së shumti do të përmendet është vetura me një njësi 2.4 litërshe e cila prodhon 260 hp dhe 277 lb-ft kuaj fuqi i gjetur ne Subaru Ascent, por do të ketë 55hp dhe 122lb-ft më shumë se Toyobaru i tashëm. Pritet që Toyota të furnizoj detajet e vogla të këtyre coupeve, me siguri versionin e platformës modulare TNGA që ka Toyota.

Image