KRU “Gjakova” merr disa vendime të rëndësishme për mbrojtjen e Radoniqit
Sharr Travel

KRU “Gjakova” merr disa vendime të rëndësishme për mbrojtjen e Radoniqit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka marrë vendim që me qëllim të mbrojtjes së Liqenit të Radoniqit të ndalohet peshkimi, qarkullimi i barkave me motor, qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afër liqenit akumulues “Radoniqi.

Ky është njoftimi i plotë:

Bazuar në Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës , mbi Ujërat, Urdhëresat Administrative si dhe Vendimin e Inspektoratit të MMPH, KRU “Gjakova” sh.a, nxjerr këtë;

Urdhëresë

Me qëllim të mbrojtjes së Liqenit, nga veprimet e dëmshme që ndikojnë në ndotjen dhe dëmtimin e Liqenit “Radoniqi”, të gjithë qytetarëve ju ndalohet:

-Peshkimi me rrjeta gjatësore

-Peshkimi me rrjeta hedhëse

-Peshkimi me mjete plasëse

-Peshkimi me gjenerator të rrymes elektrike

-Sfrytëzimi i Liqenit për peshkim pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U. “Gjakova” sh.a, dhe F.P.S.R të Kosovës.

-Qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afer liqenit akumulues “Radoniqi” në rreze prej 500m nga uji, pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U “Gjakova” sh.a.

-Qarkullimi i barkave me motor ne liqe.

-Të gjitha aktivitetet të cilat mund të kenë ndikim në ndotjen dhe de-natyralizimin e liqenit dhe bregut të tij.

-Çdo shfrytëzim i zhavorit dhe i masës drunore në zonën e bregut të liqenit në rreze 500m nga uji, pa leje dhe autorin përkatës nga Drejtoria për Ujëra pran Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Drejtoria e Pylltarisë pran Ministrisë së Bujqësisë.

-Peshkimi me më shumë se tre kallama.

-Peshkimi gjatë kohës së shumëzimit deri me 1 Qershor.

-Ndaj personave që nuk i respektojnë këto ndalesa, do të ndjekim masat ligjore.

Ekipa e kontrollës së KRU “Gjakova” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke bërë patrullime të vazhdueshme në monitorimin dhe mbrojtjen e liqenit nga keqpërdoruesit.

KRU “Gjakova”sh.a.

26.Maj.2020


MË SHUME NGA Nacionale