Del në aksion Genesis G70, vërteton se është një rival i fuqishëm për BMW
Sharr Travel

Del në aksion Genesis G70, vërteton se është një rival i fuqishëm për BMW

Në pistën e Nurburgringut, ky Genesis tregoi se është shumë i shkathët dhe i fuqishëm.

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë një Genesis G70 që testohej, me shtresa të mëdha kamuflazhi.

Deri më tani, dihej se ky model është duke u përgatitur që të rivalizojë direkt me BMW 3 Series, mund të thuhet se është vërtetuar që është një rival i fuqishëm për këtë model.

Me ngjashmëri të mëdha me G80 që është rivali kryesor i BMW 5 Series, ky model është parë derisa dishte dalë në aksion dhe po e testonte kapacitetin.

Stili i G70 ka pësuar vetëm ndryshime të lehta, por duket se departamenti për rritjen e përformancës, ka punuar që ta bëjë shumë më të fuqishëm.

Brenda kapakut pritet ta ketë motorin me 2.5 apo 3.0 litra, që sipas të gjitha gjasave do t’ia mundësojë Genesis G70 të prodhojë deri në 290 kuaj fuqi. /Telegrafi/