Hyundai shfaq dukjen e pjesës së përparme të Santa Fe
Sharr Travel

Hyundai shfaq dukjen e pjesës së përparme të Santa Fe

Duket se është një tjetër Hyundai, pas të cilit do të kthejnë kokën të gjithë

Gjatë muajit të kaluar, është thënë se Hyundai Santa Fe do të ketë dizajn të ndryshëm që do të ngjajë me Kia Sorento, me të cilin do të ndajë të njëjtën platformë dhe motor.

Megjithëse deri më tani, këtë makinë e kemi parë me shtresa të konsiderueshme kamuflazhi, më në fund Hyundai tregojë se si do të duket së paku një pjesë, që lë të kuptohet se do ketë dukje të këndshme, pa i ikur identitetit të vet.

Në imazhin e shpërndarë, shihet dukja e pjesës së përparme të Santa Fe, që ka grill shumë më të madh, drita të ndara dhe LED DRL që janë shumë më agresive.

Këto drita vertikale, duke sikur dalin prej hapësirës së dritave, për të qëndruar në pjesën e jashtme të zonës së përparme.

Ashtu siç pritej, ngjanë shumë me Kia Sorento, që e ka bërë shumë më atraktiv, crossoverin që deri më tani ishte kryesisht konservator.

Sa i përket detajeve, grilli i Santa Fe është i ngjashëm me atë të Sorento, megjithëse dukjen e përgjithshme e ka origjinale nga Hyundai, që ka stil shumë të mirë. /Telegrafi/