Mësohet dukja që do ta ketë Acura TLX, vetëm pak kohë para prezantimit
Sharr Travel

Mësohet dukja që do ta ketë Acura TLX, vetëm pak kohë para prezantimit

Ky model, është i njëjti me konceptin që e kemi parë më herët.

Javën e kaluar, është bërë e ditur se në fund të këtij muaji, do të prezantohet Acura TLX, që do të lansohet gjatë vitit që vjen.

Por, kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në prezantimin zyrtar, kanë rrjedhur imazhet që e tregojnë nga afër këtë makinë, që është bazuar në konceptin që e kemi parë në Pebble Beach.

Imazhet janë siguruar nga forumi Acurazine, që e tregojnë këtë makinë në tërësi, si në pjesën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.

Lajmi më i mirë, është se ngjanë në tërësi me Acura Type S Concept, që kishte dukje shumë të këndshme. Derisa,mësohet se në këto imazhe janë versioni TLX dhe Type S.

Grilli është i njëjtë sikur në koncept, derisa dritat më të mëdha dhe format e reja për hapësirat e ajrosjes ia kanë bërë dukjen shumë më agresive.

Sistemi i infoteitment vjen me një ekran gjigant, që besohet t’i mundësojë shumë lehtësira shoferit, derisa nën kapak e ka motorin me 272 kuaj fuqi. /Telegrafi/