Citroën Visa: 34,000 kilometra në 33 vjet, duket sikur ka dalë nga fabrika
Sharr Travel

Citroën Visa: 34,000 kilometra në 33 vjet, duket sikur ka dalë nga fabrika

Në kërkim të Oldtimer-ve gjithnjë e më tërheqës, këtë herë po paraqesim një “francez”.

Bëhet fjalë për një Citroën Visa (1978-1988), një makinë që dikur ishte e popullarizuar edhe në zonën tonë sepse ishte në dispozicion në ish-Jugosllavi.

Siç thuhet më tej, një veturë e përdorur e ofruar në Gjermani po garon për titullin e llojit më të ruajtur.

Përkatësisht, makina e re iu dorëzua pronarit në 3 shkurt 1987 dhe që nga ajo kohë ka bërë vetëm 34,000 kilometra.

Fotografitë zbulojnë se makina është në gjendje të përsosur, e gjendur rregullisht në një garazh, me të gjitha pjesët mekanike pa ndryshk.

Të metat e vetme janë njollat e vogla dhe një orë e gabuar në panelin e instrumenteve.

Është interesante që çmimi është shumë tërheqës për një veturë të kësaj gjendjeje dhe moshe – vetëm 2.500.

Personi që e vuri në shitje (dhe e shiti) gjithashtu dorëzoi faturën origjinale të blerjes në vitin 1987 në shumën prej 12,570 markave gjermane. /Telegrafi/