Lladrovci nderon Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn
Sharr Travel

Lladrovci nderon Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn

Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Kiçina në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Marinë.

Kryetari Lladrovci  ka thënë se sot kujtojnë dy heronj të cilët dhanë kontribut të madh në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin pjesë e shumë betejave të lavdishme të luftës çlirimtare.

“Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka thënë Lladrovci.