Pacolli:Çerdhet e kopshtet në Prishtinë po dezinfektohen,nesër të gatshme
Sharr Travel

Pacolli:Çerdhet e kopshtet në Prishtinë po dezinfektohen,nesër të gatshme

Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, bëri të ditur se sot janë duke u dezinfektuar çerdhet dhe nga e marta janë të gatshme të hapen.

Pacolli këto komenti i bëri pas një aktiviteti në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kuadër të “Javës së Gjelber”.

“Sot jemi duke i dezinfektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet, dhe nesër do të jenë të gatshme për hapje”, tha shkurt Pacolli.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive.

Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave është vendosur për rihapjen e çerdheve, kufijve tokësorë, gastronomisë, qendrave tregtare.

Por, që në mungesë të koordinimit kryetari i komunës, Shpend Ahmeti mbrëmë kishte bërë thirrje që prindërit të mos i dërgojnë sot fëmijët në çerdhe për shkak se ende nuk janë gati.