Punëtori i një çerdhe në Fushë Kosovë, dyshohet se është infektuar me COVID
Sharr Travel

Punëtori i një çerdhe në Fushë Kosovë, dyshohet se është infektuar me COVID

Një punëtor në një çerdhe në Fushë Kosovë, dyshohet se është infektuar me koronavirus, pasi ka pasur kontakte me një person që ka dal pozitiv.

Për këtë shkak komuna ka vendosur që mos të hap çerdhen edhe për një kohë të pacaktuar.

“Institucioni Edukativ, Arsimorë, Parashkollorë “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë’ thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës.

Në njoftim thuhet se, në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e kësaj çerdhe.