Dukja mbresëlënëse e edicionit special të Toyota Carolla
Sharr Travel

Dukja mbresëlënëse e edicionit special të Toyota Carolla

Rikthimi pas dy citesh, e sjellë këtë model me më shumë stil

Toyota Carolla është një makinë me pesë dyer, që ishte shumë e pëlqyer, andaj vitin e kaluar erdhi në një version të ri, ndërsa për të mbetur sërish në treg, gjatë viti që vjen do të lansohet si pjesë e një edicioni special, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi japonez i ka shpërndarë imazhet, që tregon dukjen mbresëlënëse të këtij edicioni special, për të cilin nuk është dhënë ndonjë datë e lasnimit.

Kjo makinë do të prodhohet në 1,500 njësi, ndërsa do të jetë në dispozicion me vetëm një ngjyrë, të kuqen Supersonic Red. Ngjyra e aplikuar, është një kontrast shumë i mirë me rrotat e zeza me 18-inç.

Brenda makinës është motori i njëjtë me atë të Corolla me 2.0 litra, që prodhon 168 kuaj fuqi, që i dërgon direkt në rrotat e përparme, nëpërmjet gjashtë shpejtësive manuale.

Niveli i sigurisë në Toyota Carolla të ri është shumë më i lartë, ndërsa ofron edhe lehtësime për shoferin, për vozitje shumë më të mirë. /Telegrafi/