Vetura elektrike e Dyson
Sharr Travel

Vetura elektrike e Dyson

Tetorin e kaluar, grupi britanik Dyson çuditërisht ndaloi zhvillimin e makinës së tij elektrike pa zbuluar detaje të tjera se pse ndodhi kjo.

Tani Dyson ka publikuar foto, video dhe të dhëna të makinës së planifikuar.

Makina duhet të jetë pak më e gjatë se 5 metra. Një nga aspektet më interesante të makinës do të jenë gomat e saj të mëdha.

Bateria ishte dizajnuar si një “pjesë integrale” e makinës. Në brendësi të automjetit është i vendosur një filtër ajri, i cili siguron ajër më të mirë brenda makinës.

Sipas miliarderit britanik, makina mund të përshkojë më shumë se 960 kilometra (600 milje) falë një baterie të zhvilluar jashtëzakonisht shumë.

Makina është në gjendje të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km / h në 4.8 sekonda. Dyson ka deklaruar se shpejtësia maksimale e kësaj makine pritet të jetë rreth 200 km / orë. /telegrafi