Makina SUV nga Alfa Rome mund të ketë stil të huazuar nga modelet franceze
Sharr Travel

Makina SUV nga Alfa Rome mund të ketë stil të huazuar nga modelet franceze

Pa e humbur dukjen që e karakterizon, stili francez vetëm sa do t’ia zbukuroj dukjen.

Që kur e lansoi makinën e parë SUV, modelin Stelvio, Alfa Romeo ka pasur shitje të kënaqshme, ndërsa gjatë vitit të kaluar, ndërsa vitin e kaluar u prezantua crossoveri tjetër Alfa Romeo Tonale.

Derisa jemi në pritje të kësaj makine, është bërë e ditur që do të lansohet një version i ri i modelit Tonale, megjithëse nuk bëhet e ditur asnjë detaj lidhur me të.

Kjo veturë nuk dihet se çfarë dukje do të ketë, por ilustruesi që merret me makina të reja, Kleber Silva e ka dizajnuar, atë që do të jetë Tonale e re.

Bazuar në dukjen, ky SUV është bazuar në Peugeot 2008, ndërsa pritet që edhe makinat tjera të këtij lloji, të kenë stil të huazuar nga modelet franceze, që janë lansuar deri më tani.

Kompania FCA që e ka në pronësi Alfa Romeon, është duke bashkëpunuar me PSA që e ka në pronësi Peugeot, në mënyrë që të bëhen prodhuesi i katër më i fuqishëm në botë, sa i përket industrisë së automobilizmit.

Në këtë formë, dukja e makinave të reja nga këta dy prodhues, gjithnjë e më shumë mund të kenë dukje të njëjtë dhe të bashkëpunojnë në projekte të ndryshme. /Telegrafi/