Nissan tregon se si do t’i bëjë më atraktive makinat që mbushen me rrymë
Sharr Travel

Nissan tregon se si do t’i bëjë më atraktive makinat që mbushen me rrymë

Me teknologjinë e-4ORCE, shpejtësia do të dërgohet në të gjitha rrotat dhe të ofrohet ngasje shumë më atraktive.

Deri më tani, Nissan është i njohur për makinat shumë të mira që mbushen me rrymë, me autonomi të lartë, të qëndrueshme dhe me çmime të lira.

Leaf është shitur deri më tani në 450 mijë njësi, duke u bërë makina me të cilën Nissan luan rol të rëndësishëm në industrinë e makinave elektrike.

Autonomia e lart dhe çmimi lirë, janë dy gjërat që i ka siguruar Nissan, por është një gjë tjetër, për të cilën është duke punuar shumë edhe Tesla, që t’i bëjë këto makina sa më atraktive në vozitje dhe jo të mbetet një makinë monotone me shumë komanda dhe rregulla.

Nëpërmjet teknologjisë e-4ORCE që përfshinë dy motorë dhe e dërgon fuqinë në të katër rrotat, Nissan pretendon se do t’ia shtojë përformancën këtyre veturave.

Rritja e përformancës do ta bëjë shumë më të balancuar si kur përshpejton ashtu edhe gjatë ngadalësimit, t’i japë mundësi më të mirë manovrimi dhe më shumë shkathtësi në kthesa.

Kontrolli më i mirë e ulë stresin, ndërsa e rritë vetëbesimin, duke i bërë shoferët shumë më të kënaqur me një Nissan elektrik. /Telegrafi/