13:46 / 26.06.2020
PDK në Mitrovicë e bindur në pafajësinë e Thaçit e Veselit
Partia Demokratike e Kosovës, dega Mitrovicë është e bindur në pafajësinë e kreu të shtetit Hashim Thaçi dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli, pas publikimit të akuzës ndaj tyre si të dyshuar për krime lufte.
Vesa Broja, asambliste e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, në një konferencë për media ka thënë se s’mund të njolloste lufta e pastër e UÇK-së.
“PDK dega në Mitrovicë është e e bindur në luftën e pastër të UÇK-së dhe beson në pafajësinë e presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli”.
“Nuk mund të kalojë pa përmendur lajmin se ende pa u konfirmuar akuza tentohen të njollosen vlerat e UÇK-së. Tendenca të tilla janë të dënueshme”. /Eo/























