Shtime, do të ketë ndërprerje të ujit për shkak të pastrimit të rezervuarit
BKT
Kosovë

Shtime, do të ketë ndërprerje të ujit për shkak të pastrimit të rezervuarit

KRU”Prishtina” sh.a., Njësia Operative e Ujësjellësit në Shtime ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarëve të ujit.

Siç njofton kumtesa, pastrimi i rezervuarëve në Shtime do të bëhet më datat: 1 , 2 dhe 6 korrik 2020.

Përgjatë pastrimit të rezervuarëve, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë këto tre ditë, në komunën e Shtimes, kohë pas kohe.

Datë, 1.7.2020

– Pastrimi rezervuarit te “Stacioni i Pompave” – Shtime dhe

– Rezervuari 500 m3 – afër SHM “ Naim Frashëri ” – Shtime.

Datë, 2.7.2020

– Pastrimi i rezervuarit 250m3, afër restaurantit “ Te Lisi ” – Shtime dhe

– Pastrimi i rezervuarit 350m3, “ Te Pishat ” – Shtime.

Datë, 6.7.2020

– Pastrimi i rezervuarit 250m3

“Të nderuar konsumatorë, pastrimi i rezervuarëve është domosdoshmëri dhe kështu ruajmë kualitetin e ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim. 

 


MË SHUME NGA Kosovë