Pamjet e para të Audi Q5-shit të ri
Sharr Travel

Pamjet e para të Audi Q5-shit të ri

Audi Q5 është një nga modelet më të njohura nga kjo kompani, dhe tani po vjen me një përditësim.

Me një gjatësi prej 4.68 metra, ridizenjimi Q5 tani është 19 milimetra më i gjatë, ndërsa gjerësia (1.89 m) dhe lartësia (1.66 m) kanë mbetur të pandryshuara.

Për momentin kjo makinë në Evropë vjen me një motor 2.0 TDI me 204 kuaj fuqi dhe 400 Nm, i cili ndërthur një teknologji hibride.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë modeli e arrin për 7.6 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale deri në 222 km / orë.