Ngritët flamuri amerikan në Deçan
Sharr Travel

Ngritët flamuri amerikan në Deçan

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në organizim të Komunës së Deçanit, sot u ngrit flamuri amerikan në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

“Në nderim të popullit mik amerikan dhe Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në organizim të Komunës së Deçanit, sot u ngrit flamuri amerikan në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan. Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.