Aston Martin Vantage i ri nuk është më i shpejti në rrugë
Sharr Travel

Aston Martin Vantage i ri nuk është më i shpejti në rrugë

Aston Martin Vantage është gati të ofrojë të gjitha të mirat që dëshironi nga një makinë sportive, dhe ofron shumë stil. Performanca shkon një hap më tej.

Aston Martin Vantage është një makinë mjaft tërheqëse nga çfarëdo këndi që e shikoni, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë bëhet edhe më shumë magjepëse kur i shikoni performancat e saj. Aston Martini ka një motor 4.0 me turbo V8.

Pamja bëhet edhe më e bukur kur ju hiqni çatinë.

Aston Martin ka 510 kuaj fuqi dhe 685 Nm. Edhe pse kjo makinë është pothuajse e dhjeta në radhë për nga shpejtësia, ajo prapë është e shpejtë. Martin Vantage arrin shpejtësinë mbi 300 km / orë.

Është interesante që çatia e palosshme e kësaj makine palohet për vetëm 6.7 sekonda dhe duhen 6.8 sekonda për ta hapur atë përsëri – më shpejt se secila makinë tjetër që gjendet në treg.

Çmimi i kësaj makine është 157 mijë euro.