Haziri: Duhet një koordinim më i mirë ndër-institucional
Sharr Travel

Haziri: Duhet një koordinim më i mirë ndër-institucional

Nënkryetari i LDK’së, e kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur i pakënaqur me masat që ka marrë qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Haziri po thotë se bashkëpartiakët e tij në Qeveri kanë vepruar ndesh me kushtetutën, e të njejtëve iu ka kërkuar që të mos veprojnë si qeveria e kaluar.

Në një shkrim në Facebook, kreu i Gjilanit ka thënë se duhet që të merret vendim për lejimin e mbajtës së dasmave.

“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë”, ka thënë Haziri.

Ai ka shtuar se duhet që të lejohet hapja e teatrove e bibliotekave si dhe ka përsëritur se dasmat duhet që të lejohen të mbahen, mirëpo, duke respektuar masat mbrojtëse.

“Përpos tjerash, duhet të hapen teatrot e bibliotekat dhe të lejohen dasmat në kushte pandemie, duke respektuar masat mbrojtëse. Solidaritet, lojalitet e besim në luftën e përbashkët me të panjohurën”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Nacionale