Ferizaj ndanë mbi 110 mijë euro për furnizim me lopë të racës simental
Sharr Travel

Ferizaj ndanë mbi 110 mijë euro për furnizim me lopë të racës simental

Komuna e Ferizaj në krye me Agim Aliun ka shpallur tender në vlerë prej 112 mijë e 500 euro për furnizim të fermerëve me lopë të racës simental.

Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, Komuna ka bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontratë është 120 ditë.

Të gjithë të interesuarit për të kryer këtë furnizim kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 29 korrik në ora 12:00.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit”, thuhet në njoftimin për kontratë.


MË SHUME NGA Nacionale