Ky SUV elektrik kushton vetëm 16 mijë euro
Sharr Travel

Ky SUV elektrik kushton vetëm 16 mijë euro

Nexon EV prodhuesi indian i makinave Tata mund të vendosë një pikë referimi të ri për çmimet e automjeteve elektrike. Ky SUV kompakt elektrik do të kushtojë rreth 16 mijë euro.

Qëllimi kryesor i zhvillimit të ri është ulja e çmimit. Bateria e Nexon EV ka një kapacitet prej 30 kWh.

SUV elektrik ka për qëllim të mbulojë një distancë prej 312 kilometrash me një ngarkesë.

Për momentin vetëm në Indi

Motori elektrik i Nexon EV ka 130 kuaj fuqi (97 kW), i cili përshpejton makinën elektrike nga 0 në 100 km/orë në rreth 10 sekonda.

Bateria duhet të jetë në gjendje të ngarkohet në 80 për qind në një orë duke përdorur funksionin e ngarkimit të shpejtë.

Aktualisht nuk ka plane për të nisur Nexon EV në Evropë. /Telegrafi/