​Shala: Nisma Socialdemokrate nuk mund të ndalet
Sharr Travel

​Shala: Nisma Socialdemokrate nuk mund të ndalet

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se pavarësisht që dikush u dorëzua në rrugëtimin e tyre të drejtë, kjo parti vazhdon të jetë e fuqishme dhe e pandalshme.

Ai ka njoftuar se së bashku me zëvendësrkyeministre, Albulena Balajn dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqin, kanë vizituar disa degë të Nismës, me ç’rast u konfirmua mbështetja për siç thotë ai “rrugëtimin e drejtë”.

Ky është statusi i tij i plotë:

Nisma Socialdemokrate është krenare që ka pjesë të saj burra e gra, djem e vajza që e duan dhe punojnë̈ kaq shumë për ta ndërtuar shtetin që të gjithë e duam.

Sot bashkë me zëvendëskryeministren, Albulena Balaj - Halimi dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqin, takuam degët e Nismës Socialdemokrate në Shtërpcë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë. U bindëm se jemi në rrugën e drejtë, dhe se kjo rrugë nuk është e përballushme për të gjithë.

E kuptueshme, ngase rrugët e drejta gjithmonë janë më të vështira për tu kaluar, andaj ka edhe të atillë që nuk e përballojnë e ka edhe të atillë që heqin dorë.

Por ne e kemi vendosur të jemi në rrugën e drejtë, dhe kësaj rruge po na bashkohen e do të na bashkohen edhe shumë të tjerë.

Vullneti për punë, për ta zbatuar programin për zhvillim të shtetit veç po rritet dhe unë jam i lumtur që sidomos rinia e Nismës Socialdemokrate po jep një shembull për këtë.

Duke i falenderuar veç e veç secilin prej anëtarëve të këtyre degëve që takuam sot, e edhe të të gjitha degëve të NISMA-s, në Kosovë, për punën e palodhshme, dhe vullnetin e pashoq, dua të ju them se rruga e misioni i NISMA Socialdemokrate për Kosovën as nuk duhet, e as nuk mund të ndalet.