​Policia dhe inspeksioni monitorojnë zbatimin e masave në Prishtinë
Sharr Travel

​Policia dhe inspeksioni monitorojnë zbatimin e masave në Prishtinë

Policia dhe Inspektorati komunal edhe sonte kanë vazhduar inspektimin e zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, përmes një statusi në Facebook, të cilës ia ka bashkëngjit edhe një foto ka falënderuar Policinë dhe Inspektoratin për punën që po e bëjnë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruar Tahiri.