Dëmtohen tabelat informuese të shtigjeve në Istog
Sharr Travel

Dëmtohen tabelat informuese të shtigjeve në Istog

Tabela të shumta informuese, sinjalistika të shtigjeve dhe atraksioneve që gjenden në zonën turistike të Istogut janë dëmtuar së fundi.

Banorë të papërgjegjshëm të kësaj ane kanë dëmtuar këto tabela sinjalizuese të cilat janë në shërbim të funksionimit të turizmit në këtë anë.

Lidhur me dëmtimin e këtyre tabelave ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi e quajti këtë veprim si akt të papranueshëm, të shëmtuar e të dënueshëm.

Duhet përkujtuar që Istogu njihet si një ndër komunat me natyrë shumë të bukur, që ndikon mjaftë mirë në rritjen e turizmit në Kosovë.