Prishtina e para për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi
Sharr Travel

Prishtina e para për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi

Prishtina është e para për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë, e cila deri tani ka shënuar 21 viktima.

Pas Prishtinës, vjen Prizren, e cila deri sot ka shënuar 18 viktima nga Coronavirusi.

Kosova ka disa ditë që po shënon rritje të numrit të rasteve, ku vetëm dje janë konfirmuar gjithsej 119 raste me koronavirus.

Personat që kanë vdekur nga koronavirusi kryesisht janë të moshës së vjetër.

Derisa rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars, vdekja e parë në Kosovë u shënua vetëm 9 ditë pas, më 22 mars. Personi që vdiq ishte një 82-vjeçar nga Duminca e Pejës.