Audi E-Tron GT, 85 mijë dollarëshe,ia kanë frikën’ edhe BMW e Mercedes

Audi E-Tron GT, 85 mijë dollarëshe,ia kanë frikën’ edhe BMW e Mercedes

Rivaliteti i përjetshëm i prodhuesve gjermanë të veturave u ka lejuar atyre të ngrihen mbi rivalët e tjerë. Tani dikush dëshiron të dalë më tej.

Audi E-Tron GT ka marrë rolin e veturës kryesore të kompanisë së saj.

Teknologjia në këtë veturë është e jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Audi E-Tron GT ka një sistem autonom mjaft të përparuar të drejtimit.

Audi E-tron GT vjen me dy motorë elektrikë që prodhojnë 590 kuaj fuqi të kombinuar.

Audi  E-Tron GT shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për vetëm 3.5 sekonda. Dhe përshkruan një distancë prej 400 kilometrash me një ngarkim të vetëm, falë sistemit të karikimit 800 volt që rimbush 80 për qind brenda 20 minutave.

Çmimi i kësaj makine pritet të jetë rreth 85 mijë dollarë.