Dumoshi nga Vitia: E kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët
BKT
Kosovë

Dumoshi nga Vitia: E kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është takuar me kryetarin e Komunën e Vitisë, Sokol Halitin.

Dumoshi me këtë rast ka ngushëlluar familjen e doktorit nga Vitia, Fadil Zuka, mjeku i parë në Kosovë që vdes si pasojë e Coronavirusit.

“Ngushëllojë familjen e doktorit Zuka, kjo është humbje e madhe për komunë dhe të gjithë ne”. 

Vizita e saj në këtë komunë vjen pas një varg takimesh që ajo ka zhvilluar nëpër komunat në vend. Prandaj sipas saj, është obligim dhe detyrë bashkëpunimi me të gjithë kryetarët e komunave. 

“Si ministre e kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e komunave”.

Kur foli për projekte tha se buxheti i vitit tjetër do të fokusohet në ndihmë të rinisë e kulturës. 

“Vitia i ka specifikat e veta, e kemi shkollën e parë shqipe në Stubullë, pesë shekujsh. Jemi të interesuar për bashkëpunim”. 

“Renovimin e shtëpisë së kulturës do ta bëjmë, është themeluar edhe teatri edhe ne do të ndihmojmë. Krejt investimet do të shkojmë për rininë, kulturën, e kemi në plan edhe truizmin kulturor”. 

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar ministren për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke sqaruar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e renovimit të Shtëpisë së Kulturës, raporton EO.

“Diskutuam për projekte që po punohet, nënshkruam një memorandum për vazhdimin e renovimit të Shtëpisë së Kulturës”.


MË SHUME NGA Kosovë