Lamborghini me motorin më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë
Sharr Travel

Lamborghini me motorin më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë

Marka italiane ka lëshuar një super makinë për rrugë, të cilën e ka emërtuar si Essenza SCV12.

Motori i makinës së tipit V12 është më i fuqishmi i llojit të tij që mund t’i përshtatet ndonjë Lamborhini ndonjëherë, shkruan CarBuzz.

Makina arrin të prodhojë 830 kuaj-fuqi në të katër rrotat.

Teksa nuk është bërë e ditur më shumë për përformancën e këtij modeli, CarBuzz ka mësuar se vetura ka shpejtësi maksimale prej 240 km/h. /Lajmi.net/