Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna të Kosovës

Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë nga 25 komuna të Kosovës.

Sipas IKShPK-së, komuna e Prishtinës prinë me numrin e rasteve të reja me Covid, e pasuar nga Gjilani dhe Podujeva.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Ky institut ka bërë me dije se në vendin tonë janë paraqitur 218 raste të reja me Covid, 156 janë shëruar dhe 15 kanë vdekur.

 


MË SHUME NGA Nacionale