Gjobiten 247 persona në Gjilan, nuk i respektuan masat e Qeverisë

Gjobiten 247 persona në Gjilan, nuk i respektuan masat e Qeverisë

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin për të monitoruar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Policia e Gjilanit ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 247 persona për mosrespektimin e masave kundër koronavirusit.

“Gjatë 11 gushtit 2020, nga ana e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit  janë shqiptuar gjithsej 247 fletëparaqitje që do të procedohen te inspektorët sanitar”.


MË SHUME NGA Nacionale