Vdes punëtori i QKMF-së në Viti, ishte infektuar me COVID-19
BKT
Kosovë

Vdes punëtori i QKMF-së në Viti, ishte infektuar me COVID-19

Pasditen e sotme ka vdekur një punëtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Vitisë, Vjollca Kadolli.

“Në orët e pasdites sot ka ndërruar jetë në moshën 64vjeçare Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-së Viti. Feti Bajrami ka lindur në fshatin Tërpezë në vitin 1956 dhe është punësuar në QKMF-Viti në vitin 2000 , ku ka punuar deri kohën e fundit kur është atakuar nga sëmundja COVID 19”, ka shkruar Kadolli.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Kosovë