Drejtoresha Salihi: Edhe QKMF-ja e Pejës do të ndezë qirinj
BKT
Kosovë

Drejtoresha Salihi: Edhe QKMF-ja e Pejës do të ndezë qirinj

Sonte në ora 21:00 Oda e Profesionistëve Shëndetësor do të ndezë qirinjtë për t’i nderuar profesionistët shëndetësorë që vdiqën shkak i infektimit me COVID-19.

Nismës së Odës së Profesionistëve shëndetësor do ti bashkohet edhe stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.  

Lajmin për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, e ka bërë të ditur drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor Dr. Myrvete Salihi. 

“Me të marrë njoftimin nga Oda e Profesionistëve Shëndetësor dhe konfirmimin e organizimit të këtij aktiviteti nga drejtori i shëndetësisë Dr. Petrit Loci, neve si staf menjëherë jemi mobilizuar dhe kemi filluar përgatitjet për shënimin e këtij aktiviteti shumë domethënës, për t’i nderuar të gjithë profesionistët shëndetësor të cilët humbën jetën nga COVID-19“, tha drejtoresha Salihi. 

Drejtoresha Salihi, gjithashtu bëri të ditur se aktivitetet e ngjashme si ky i sotmi janë forcë dhe motiv për të gjithë profesionistët e tjerë shëndetësor, që ta japin maksimumin e tyre në luftën kundër pandemisë COVID-19.


MË SHUME NGA Kosovë