Ramosaj ngushëllon familjen e të riut që vdiq shkak i COVID-19
BKT
Kosovë

Ramosaj ngushëllon familjen e të riut që vdiq shkak i COVID-19

Virusi korona mori jetën edhe një të riu nga Strellci i Deçanit.

Për vdekjen e Ardian Shabanaj ka shkruar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai ka shkruar se “me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta, e të riut Ardian Nimon Shabanaj nga Peja, me prejardhje nga Strelli i Deçanit, shkak i të cilit ishte virusi COVID-19”.

Ramosaj iu ka shpreh ngushëllime qytetarëve të Deçanit e familjarëve për humbjen e tij.

“Shpreh ngushëllimet e mija të gjithë qytetarëve të Deçanit, familjarëve dhe të afërmëve për humbjen e Ardianit! Ngushëllime!”, ka shkruar Ramosaj.


MË SHUME NGA Kosovë