16:24 / 26.08.2020
Veseli viziton strukturat e PDK-së në Fushë Kosovë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar degën e partisë në Fushë Kosovë.
Në takimin me strukturat drejtuese, Veseli ka folur për zhvillimet politike, reformat në parti dhe nevojën për mobilizim e angazhim më të madh të partisë.
Kryetari i degës, Rrahim Tërnava ka falënderuar kryetarin dhe sekretarin për vizitën, duke e informuar edhe për aktivitetet e fundit dhe situatën e qeverisjes lokale.
























