Prishtinë: Paguajani borxhin e Mbeturinave, ose përfundoni tek përmbaruesi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar të gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator e këtij viti, do të fillojë procedimin e klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat.
Sipas kësaj kompanie, kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite.
“Duke pas parasysh faktin që Kompania ‘Pastrimi’, SH.A-Prishtinë, është kompani publike me vetëfinancfim, që nënkupton që të hyrat e mjeteve financiare i siguron vetë, mos pagesa e faturave të mbeturinave vështirëson punën e kësaj kompanie e sidomos gjatë periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftim.
“Prandaj, përmbushja e një shërbimi sa më cilësor për ambientin në të cilin frymojmë ka koston dhe shpenzimet e veta financiare. KRM ‘Pastrimi’, Sh.A. njofton gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator 2020 do të fillojë procedimin e klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite)”.























