Në Kamenicë do të ndërtohet objekti i ri i shkollës “Fan S.Noli”
BKT
Kosovë

Në Kamenicë do të ndërtohet objekti i ri i shkollës “Fan S.Noli”

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me ushtruesen e detyrës së drejtores së Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, dhe zyrtarë nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, kanë takuar drejtoreshën e departamentit të shërbimeve teknike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fadile Dyla dhe zyrtarë nga ky divizion.

Në këtë takim është diskutuar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Fan S.Noli” në Kamenicë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar ministrinë për bashkëpunimin duke thënë se ky projekt plotëson standardet evropiane.

“Kjo shkollë me 544 nxënës, projekti i së cilës plotëson normat dhe standardet evropiane, synon qëndrim tërëditor dhe shfrytëzim të mensës prej nxënësve serbë e shqiptarë. Falënderoj ministrinë për bashkëpunimin”, ka thënë Kastrati.


MË SHUME NGA Kosovë