Pas 15 vitesh mungesë, Maserati rikthehet me një “bishë”

Pas 15 vitesh mungesë, Maserati rikthehet me një “bishë”

Maserati ka 15 vite që nuk nxjerr në treg një supermakinë, por “thatësirës” tashmë i ka ardhur fundi.

Marka italiane e makinave luksoze ka prezantuar “bishën” e vitit 2021 që ka emrin MC20 dhe që do të kushtojë rreth 200 000 euro.

Maserati MC20 do të jetë rivale e denjë për Ferrari F8 Tributo, McLaren 720S dhe Lamborghini Huracan. Kjo makinë do të arrijë nga 0 në 100 km/h në më pak se 3 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale do të jetë 321 km/h.

Marka italiane, e cila vitet e fundit ka qenë e heshtur, ka premtuar se do të nxjerrë në treg 13 modele të reja në 3 vitet e ardhshme, duke përfshirë makina elektrike.