​Pulëbardhat zbarkojnë në qytetin e Kamenicës
BKT
Kosovë

​Pulëbardhat zbarkojnë në qytetin e Kamenicës

Fotografi i botës së egër Arian Mavriqi, ka fotografuar në Kamenicë pulëbardhat të cilat më shumë jetojnë afër detërave e liqeneve.

Fotografi Mavriqi i cili vazhdimisht po promovon faunën shqiptare, ka thënë se zbarkimi i pulëbardhave në Kamenicë është diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në komunën tonë.

“Tek ne janë parë për herë të parë. Është e mrekullueshme që ato tashmë kanë zbarkuar në Kamenicë”, tha ai.

Ndër të tjera, Mavriqi është duke përgatitur edhe një dokumentar për Kamenicën, ku do të përfshihen xhirimet e këtyre pulëbardhave por edhe specieve të tjera nga fauna jonë.


MË SHUME NGA Kosovë