Grumbullohen rreth 800 persona në Pejë, intervenon policia
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në Pejë janë grumbulluar rreth 800 persona, duke mos respektuar masat për parandalimin e COVID-19.
Policia bën të ditur se ka intervenuar duke shpërndarë masën, kurse pronarët e lokaleve janë shoqëruar në stacionin policor.
“Njësitë policore kanë dalë në atë lokacion ku ishin të grumbulluar 600 rreth 800 persona kryesisht të moshës se re. Aty nuk ishte duke u respektuar masat për parandalimin e Covid-19. Policia ka shoqëruar në stacion policor pronarët e lokaleve si dhe kanë bërë shpërndarjen e masës, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/























