Adhuruesit e makinave në “aksion”, dalin fotot e para të BMW i4 M të ri

Adhuruesit e makinave në “aksion”, dalin fotot e para të BMW i4 M të ri

BMW iu ka mundësuar adhuruesve të firmës të shohin modelin e ri i4 M elektrik, përmes publikimit të fotografive të para të makinës.

Sipas CarBuzz, pas një bisede me Markus Flasch, vlerësuesit kuptuan se përveç se do jetë makina elektrike me përformancën më të lartë, i4 M do i tejkalojë edhe M3 dhe M4 të sapolancuar.

“Vitin e ardhshëm ne do të lancojmë makinën e parë me bateri-elektrike M në segmentin e performancës, bazuar në i4,” tha ai.

Koncepti i4 arrin të prodhojë 530 kuaj fuqi. Sakaq, në pjesën e risive të reja përfshihet timoni, dinamika e përdorimit dhe ndjesia e përgjithshme e ngasjes.

Gjithashtu, është bërë me dije se makina do dalë në shitje vitin tjetër.