Tesla pritet të nxjerrë në treg një model me kosto të ulët

Tesla pritet të nxjerrë në treg një model me kosto të ulët

Një Tesla me kosto të ulët do të jetë së shpejti në treg. Lajmin e bëri me dije numri një i Tesla, Elon Musk me rastin e “Ditës së Baterisë “, një ngjarje që paraqet teknologjitë më të fundit dhe zhvillimeve të ardhshme.

Falë akumulatorëve të rinj që po përfundojnë në fabrikat e Tesla në SHBA, Musk ka premtuar se ai do të jetë në gjendje të ulë kostot e prodhimit me 75%. Bateritë e reja të Tesla-s quhen 4860, një shifër që rrjedh nga madhësia e qelizave (48 x 60 mm).

Një hap i ngjashëm teknologjik do të lejojë Tesla të jetë në gjendje të ofrojë një makinë të re elektrike në treg me një çmim që do të jetë rreth 25.000 dollarë. Nuk ka ende një emër zyrtar, por modeli i ri duhet të lançohet brenda tre vjetësh.

“Ne jemi të sigurt që ne mund të bëjmë një automjet shumë, shumë tërheqës prej 25,000 dollarësh, që është gjithashtu plotësisht autonom. Dhe kur mendoni për shifrën prej 25,000 dollarësh duhet të merrni parasysh se sa pak e kushtueshme është të zotërosh një automjet elektrik.”, tha Musk.