Rikthehen shumica e shërbimeve spitalore në QKUK dhe spitalet rajonale

Rikthehen shumica e shërbimeve spitalore në QKUK dhe spitalet rajonale

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovë (ShSKUK) nga sot ka nisur ofrimi i shërbimeve në ambulancat specialistike si dhe intervenimet kirurgjike që nuk kanë qenë emergjente. Këto shërbime ishin ndërprerë kohë më parë për shkak të situatës epidemiologjike me COVID-19 në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se në kuadër të lirimit të masave nga sot kanë filluar ofrimin e shërbimeve për pacientët edhe ambulancat specialistike. Por sipas tij kujdesi duhet të vazhdoj të jetë i shtuar pasi lirimi i masave nuk nënkupton largim të tërësishëm të virusit.

“Jemi dakorduar që gjithashtu edhe për kthim gradual të shërbimeve të ambulancave specialistike dhe kthimin e operacioneve jo emergjente në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme rajonale. Sot bashkërisht me drejtorin dhe stafin tjerë ne pamë për së afërmi dhe kjo afërsi tregon se serioziteti i punës dhe përkushtimi i profesionistëve shëndetësor të udhëheqësve dhe menaxherëve edhe të ambulancave specialistike është duke u trajtuar në nivelin më të lartë të përgjegjësisë. Kjo masë i ka gëzuar më së shumti pacientët të cilët kanë nevojë q përmes marrjes së këtyre shërbimeve jo vetëm të atyre që ishin të ngarkuar me COVID-19 që të vazhdojmë dhe të sigurojmë dhe të punojmë për shëndetin e tyre[…]Drejtori ka marr përgjegjësi që në kthimin gradual të këtyre shërbimeve të rritjes së efikasitet dhe rritjes së kujdesit që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e situatës pandemike. Kjo nuk duhet të na krijoj lehtësira të mëdha sepse vendet e rajonit dhe evropiane janë duke iu ekspozuar rikthimit të infeksionit, andaj kujdesi jonë duhet të jetë më i shtuar. Lirimi i masave nuk nënkupton largim të tërësishëm të virusit ”, tha ai.

Kurse, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi rifillimin e ofrimit të shërbimeve në ambulance specialistike e ka quajtur një lajm të mirë, për çka tha se për shkak të situatës epidemologjike po fillojnë rikthimin e shërbimeve spitalore që u ndërprenë për shkak të pandemisë.

Krasniqi: Po rikthejmë gradualisht shërbime specialistike si dhe intervenimet kirurgjike jo emergjente

“Situata epidemiologjike dhe aspekti klinik I pacientëve të prekur nga COVID konform edhe vendimit të qeverisë në mbledhjen e mbajtur më datën 25 të këtij muaji lejon dhe i mundëson Shërbimit Spitalor Klinik Universitar që të filloj me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët në nevojë[…]Nga sot kanë filluar shërbimet në ambulancat specialistike të shërbimit të QKUK-së. Ndërkohë, që po dje drejtorët e të gjitha spitaleve të përgjithshme po ashtu janë udhëzuar që konfrom këtij vendimi dhe situatës epidemiologjike dhe konfrom numrit të pacientëve që kanë nëpër spitalet e përgjithshme të rikthimin gradual të shërbimeve shëndetësore për pacientët e tyre. Krahas shërbimeve specialistike të gjithë drejtorët e Klinikave dhe të spitaleve të përgjithshme po ashtu janë udhëzuar që të bëjnë planin detaj për rifillimin edhe të programeve elektive për intervenime kirurgjike”, tha Krasniqi.

Lidhur me oksigjenin e dyshimtë nëpër spitalet e përgjithshme, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo është punë e organeve të hetuesisë, por shton se nevoja për oksigjen ka qenë mjaftë e madhe në muajin korrik dhe gusht.

“Vetëm mund ta përsëris se nevoja gjatë muajit korrik dhe gusht ka qenë e madhe për furnizim. Furnizimi është bërë në mënyrë legale nga Shërbimi Spitalor Klinik universitar çdo shërbim tjetër unë nuk jam i njoftuar ashtu siç më ka raportuar edhe drejtori i cili nuk është i njoftuar. Raportimet e tilla sigurisht nëse ka diçka duhet të jenë objekt i institucioneve hetimore i trajtimit eventualisht nëse ka ndodhur diçka e tillë“ u shpreh ministri Zemaj.