Gjermanët lirohen nga 350 mijë automobila të rinj disel

Gjermanët lirohen nga 350 mijë automobila të rinj disel

Pas skandalit me Volkswagen, në të cilin u zbulua se kompania kishte mashtruar në emetimet e Co2 nga më shumë se 11 milionë automobila, gjithnjë e më shumë qytete evropiane po vendosin kufizime ose ndalime të automjeteve dizel, gjë që i vë shitësit e makinave të përdorura në disavantazh

Gjermanët gjithnjë e më pak po blejnë automobila me naftë për shkak të ndalimit, domethënë kufizimeve, të ashtuquajturat zona ekologjike, të cilat në vitet e fundit janë prezantuar në rreth 50 qytete gjermane. Për shembull, automobilat dizel janë ndaluar të hyjnë në dy rrugë në qendër të Shtutgardit dhe tre rrugë të Hamburgut, dhe sipas njoftimeve, ndalimet do të jenë edhe më rigoroze në të ardhmen. Këto praktika po ndjeken edhe në Milano dhe Londër, raporton DW, përcjell Syri.net.

Të gjithë më thonë t`i heqë qafe automobilat në Ballkan, ti dërgoj në Serbi, ajo ka përshkuar 300,000 kilometra, dhe mbase shumë më tepër, thotë një tregtar.

Kjo është ndoshta ajo që bëjnë shitësit gjermanë të automobilave. Në vitin 2018, eksporti i automobilave të përdorura në tregun e Evropës Lindore dhe Juglindore nga Gjermania ishte 226 mijë automjete, që është dy herë më shumë se në vitin 2013, para skandalit të Volkswagen, kur 142 mijë u eksportuan.