Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e tetë për vitin 2020
BKT
Kosovë

Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e tetë për vitin 2020

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbajti mbledhjen e VIII-të (Tetë) të Rregullt për vitin 2020, të cilën e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezent ishte edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi. Kuvendi miratoi pikat e rendit të ditës

1-  Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;
2- Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës se Kaçanikut, për vitin fiskal 2021  dhe vlerësimet për vitet 2022-2023; 
3-  Propozim Vendimi për rialokim dhe transfer të mjeteve sipas buxhetit të vitit 2020;
4- Propozim Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, Z.K në Shtrazë,  për projektin " Ndërtimin e Zonës turistike " Malet e Sharrit" ;
5- Raport i Performancës së Komunës së  Kaçanikut, për vitin 2019;
6- Informatë e DAK-së  për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021;
7- Raporti për zbatimin e rekomandimeve të dhëna ne Zyrën Kombëtare te Auditimit për PFV 2019.


MË SHUME NGA Kosovë