Në vikend vazhdon xhiroja e tretë në Kampionatin e Automobilizmit
Xhiro e tretë në kuadër të Kampionatit të Automobilizmit të Kosovës vazhdon ditën e dielë në Ferizaj. Në radhë është gara e tretë në disiplinën e sllallomit për femra dhe meshkuj.
Këtë edicion garat janë shumë interesant ku konkurrenca është shumë e madhe për renditje sa më të mirë në plasmanin përfundimtar.
Nga ora 9:00 deri në orën 10:30 bëhet paraqitja për garë, ku më pas do bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave.
Vozitjet testuese do fillojnë nga ora 12:00, ku 15’ minuta më vonë fillojnë garat në konkurrencën për femra.
Auto Klubi Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) janë përgatitur që gara të jetë sa më e mirë dhe atraktive.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve dhe Ndihmën e Shpejtë (QKMF Ferizaj) do jenë prezent që të evidentoj çdo incident të mundshëm.























