Podujevë: Përleshje me armë, plagoset një person
BKT
Kosovë

Podujevë: Përleshje me armë, plagoset një person

Një përleshje me armë ka ndodhur pasditën e sotme në Podujevë.

Nga kjo përleshje një person ka mbetur i plagosur, njofton Klan Kosova

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për trajtim mjekësor”.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, deklaroi Ahmeti.


MË SHUME NGA Kosovë